Qeveria i miratoi ndryshimet e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë

Shkup, 22 shkurt – Qeveria në seancën e sotme miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë për vitin 2022, me qëllim të gjithë aplikuesve t’u mundësohet trajtim i barabartë gjatë marrjes së mbështetjes financiare në nivel mujor për shfrytëzues në kohëzgjatje prej 12 muajve.
“Sipas këtyre ndryshimeve, pjesa më e madhe e mjeteve të përgjithshme buxhetore për këtë destinim do të përcaktohen për kategorinë i vetëm, me 2776 kërkesa, ndërsa pastaj zvogëlohet për kategorinë për familje dyanëtarëshe me 2105 kërkesa, për familje treanëtarëshe me 602 kërkesa, për familjet katëranëtarëshe me 612 kërkesa, dhe për familjet pesëanëtarëshe dhe me më shumë anëtarë për të cilat kanë arritur 453 kërkesa”, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.