Qeveria emëron Sedat Bislimin, zëvendësdrejtor tek Fondi për Sigurim Shëndetësor
Shkup, 19 maj medial.mk/ – Qeveria në seancën e sotme ka emëruar sot Sedat Bislimi në postin e zëvendësdrejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Emërimi është bërë pas realizimit të konkursit publik dhe me propozim të ministrit të Shëndetësisë.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndërsa Bislimi do të ushtrojë funksionin e zëvendësdrejtorit në një nga institucionet kyçe të sistemit shëndetësor në vend.
Ndryshe, ai ishte kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit nga rradhët e Vlen.

