Qeveria e vazhdoi afatin për ekzistimin e gjendjes së krizës me ngrohjen qendrore deri më 30 prill
Shkup, 10 shkurt – Qeveria në seancën e sotme të 13-të solli Vendim për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore, mundësinë për shfrytëzimin e karburantit alternativ dhe gjendjet në tregun e ngrohjes qendrore.
Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, për propozimin e Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza dhe të Ministrisë së Ekonomisë, me këtë vendim vazhdohet afati për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me ngrohje qendrore deri më 30 prill 2022.
Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvend, do të fillojë të aplikohet prej më 17 shkurt 2022.

