Qeveria e miratoi Strategjinë për përfshirjen e romëve 2022-2030

Shkup, 15 shkurt – Qeveria sot në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë për përfshirjen e romëve për periudhën 2022 -2030.

“Strategjia për përfshirje të romëve 2022–2030 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pjesë e politikave publike të shtetit për barazimin e shkallës së përfshirjes dhe integrimit të bashkësisë rome me të gjitha bashkësitë etnike tjera”, ka informuar Pres shërbimi qeveritar.

Strategjia dhe investimi në zhvillimin e bashkësisë rome, siç qëndron në kumtesë ka përfitime afatgjate dhe është në pajtueshmëri me arritjen e qëllimeve zhvillimore të Kombeve të Bashkuara.