Qeveria e Maqedonisë i bashkangjitet BE-së me sanksione ndaj Rusisë
Shkup, 24 shkurt – Qeveria sot në seancë e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pakon e re të masave kufizuese të Bashkimit Evropian lidhur me situatën në Ukrainë, me rekomandim për bashkëngjitjen e Maqedonisë së Veriut ndaj të gjitha vendimeve të BE-së për këtë lloj të masave kufizuese.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, përmes Misionit të përhershëm pranë BE-së në Bruksel, të njoftojë se Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet pakos së re të masave kufizuese të Këshillit të BE-së, së bashku me të gjitha vendimet paraprake për masat kufizuese nga viti 2014 deri më tani, në pikëpamje të situatës në Ukrainë dhe ta fillojë procedurën për zbatimin e tyre.
“Në këtë fazë masat e targetuara kufizuese të BE-së, ndaj të cilave bashkëngjitet edhe vendi ynë, përfshijnë masa të targetuara për numrin e konfirmuar të personave nga politika dhe biznesit të cilët kanë luajtur rol për situatën e shkaktuar në Ukrainë dhe për ta vendoset ndalesë për udhëtim nëpër vendet e BE-së, si dhe ndalesë për qasje deri tek fondet financiare të Unionit. Masat e targetuara kanë të bëjnë edhe me kufizimet e punës së disa bankave të Federatës ruse me institucionet financiare të BE-së dhe të vendeve të tyre anëtare”, kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë.
Në këtë seancë të 17-të, Qeveria e shqyrton edhe Informacionin për nevojën nga sigurimi i akomodimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina.
Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme t’i mbledhë kërkesat e të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre të cilët gjenden në rajonet e krizës në Ukrainë dhe të cilët do të kërkojnë mbrojtje dhe akomodim të përkohshëm, ndërsa nuk kanë akomodim të tyre në Maqedoninë e Veriut, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të mundësojë akomodim në lokacione përkatëse në vend.

