Qeveria e emëroi Marjan Zabërçanec për koordinator kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe për iniciativat rajonale

Shkup, 16 shkurt – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 15-të e pranoi propozimin e Komisionit për emërimin dhe mori vendim që Marjan Zabërçanec ta emërojë për koordinator për Ballkanin e Hapur dhe për iniciativat rajonale.

Pikat e tjera të cilat janë paraparë për këtë seancë, për shkak të harmonizimeve shtesë, janë anuluar për një nga seancat e ardhshme të Qeverisë, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.