Qeveria do të mbajë seancën e 99të

Shkup, 17 gusht – Qeveria e RMV-së sot me fillim në ora 12:30 do të mbajë seancën e rregullt të 99të me disa pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve, informon Zhurnal.

Në seancë do të shqyrtohen konkludimet dhe propozimet nga mbledhja e 44 të shtabit koordinues kryesor të krizës për sigurim të koordinimit lidhur me parandalimin e përhapjes së korona virusit, të mbajtur më 16 gusht dhe do të sjellen vendime për mbrojtje kolektive të shëndetit të banorëve nga sëmundja ngjitëse Covid 19.

Në seancë do të diskutohet dhe për disa propozim ligje mes të cilave dhe propozim ligjin për ndërmarje publike hde propozim ligjin për inspektoratin shtetëror të tregut.

Për vendimet e sjellura nga seanca, opinioni do të njoftohet në kohë.//Zhurnal.mk