Qeveria do të mbajë mbledhjen e 28të

Shkup, 15 mars – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 28-të në të cilën do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, para ministrave do të gjendet Programi për zbatimin e fondit intervenues në bujqësi.
“Sipas rendit të propozuar të ditës në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet informacioni mbi Propozim-memorandumin për bashkëpunim në turizëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti”, thuhet në kumtesën e qeverisë.
Mbledhja do të fillojë në orën 12:00, ndërsa opinioni do të informohet pas përfundimit të saj.