Qeveria do ta mbajë mbledhjen e saj të 94-të

Shkup, 4 gusht – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot me anë të video konferencës do të mbaj mbledhjen e rregullt të 94-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi për punë dhe me interes nga qytetarët.

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar, me propozim të Ministrisë për arsim dhe shkencë, në mbledhje do të vendosën për shqyrtim propozim-rregulloret për: metodologji për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e granteve të dedikuara dhe bllok-granteve për arsimin fillor dhe të mesëm, për komunat për vitin 2022, si dhe metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok granteve për institucionet publike për fëmijë – kopshte dhe qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijëve në përbërje të kopshteve publike për komunat për vitin 2022, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Mes tjerash në rend dite për shqyrtim është edhe Informacioni për realizimin e planit të veprimit për statusin e projekteve të financuara në kuadër të IPA2 Programi vjetor për vitin 2017, “Mbështetja e BE -së për аrsim, punësim dhe politika sociale” të Ministrisë për arsim dhe shkencë.