Qeveri: MPJ të ndërmarrë masa për garantimin e sigurisë së anëtarëve tanë në Misionin i OSBE-së në Ukrainë
Shkup, 22 shkurt – Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjendjen e sigurisë në dhe rreth Ukrainës dhe e angazhoi Ministrinë e Punëve të Jashtme në koordinim me institucionet kompetente t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së anëtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Misionit të OSBE-së në Ukrainë.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në brifingun e rregullt me gazetarët, dje informoi se 30 vëzhgues tanë janë angazhuar në kuadër të Misionit të OSBE-së, të cilët janë me pozicion të veçantë për shkak se Maqedonia e Veriut, së bashku me Suedinë dhe Poloninë është pjesë e treshes së kryesuesve me Organizatën.
Osmani sot në telefon ka biseduar me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së Helga Marija Shmid për gjendjen aktuale në dhe rreth Ukrainës dhe rëndësinë e respektimit të të drejtës ndërkombëtare dhe pacenueshmërinë e kufijve.
Në publikimin në Fejsbuk, Osmani thekson se Maqedonia e Veriut, si pjesë e treshes së kryesuesve të OSBE-së është “e gatshme të kontribuojë për deeskalim të gjendjes dhe për përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore”.