Qentë endacak, problem për fshatin Dollogozhdë, banorët: Fëmijët kanë frikë të shkojnë në shkollë
Strugë, 9 shtator – Qentë endacak për vite me rradhë janë problem në vendin tonë. Ky problem ka prekur më së shumti vendet rurale, por edhe ato urbane. Një nga vendbanimet më të prekura nga ky problem është edhe fshati Dollogozhdë, në të cilin kohëve të fundit numri i qenve endacak është rritur e bashkë me të edhe rreziku.
“Problemi endacak është problem që ka prekur të gjithë shtetin tonë, edhe qytetin dhe rrethin e Strugës. Ne për momentin ndodhemi në fshatin Dollogozhdë, një nga fshatrat më të mëdhenj në rrethin e Strugës, i cili ka shumë probleme me qentë endacak, një problem që sa vijnë dimri problemi edhe më shumë rritet. Banorët e fshatit thonë se ky problem patjetër duhet të zgjidhet për shkak se fëmijët kanë frikë të shkojnë vetëm”
“Qen ka shumë, kanë frikë fëmijët të shkojnë në shkollë, duhet gjyshi, ose baba ose nëna t’i çojnë në shkollë, qeni madh është. Ose të jape leje, ose t’i pastrojë, të gjendet një rrugëdalje, kështu nuk shkon, i bien qent prej tërma te posht i hedhin në katund”
“Në rrugë ka shumë qenë, edhe fëmijët kanë frikë të shkojnë në shkollë. Askush nuk del parasysh t’i marrë, atyre duhet t’i bëjë diçka komuna e Strugës, fshati s’ka çka i bën.” – thanë disa nga banorët e Dollogozhdës.
Nga Bashkësia Lokale në fshatin Dollogozhdë thonë se e kanë drejtuar shqetësimin e tyre në komunën e Strugës, për shkak se ata janë kompetentë për këtë dhe thonë se bashkë me Komunën është marrë iniciativë për grumbullimin e qenve në një qendër të vetme ku do të sterilizohen dhe kastrohen, si dhe të mirëmbahen.
“Padyshim se gjendja me qentë endacakë në fshatin tonë por edhe në gjithë rrethin ku jetojmë edhe në qendrat më të mdhaja është shqetësuese shumë. Ne normalisht jemi në bisedime me komunën edhe jemi konsultuar dhe mesa di unë është marrë një iniciativë nga komuna, është hapur tender për grumbullimin në një vend të caktuar, ku në atë vend të bëhet sterelizimi i tyre, përndryshe vetëm nëpërmjet komunës mund të zgjidhet si çështje, ne si bashkësi lokale aq kemi mundësi, s’kemi çfarë të bëjmë më shumë, duke pasur parasysh kapacitet tona financiare” – deklaroi Kryetari i Bashkësisë lokale “Dollogozhdë”, Neat Kurtishi.
Problemi me qentë endacak është i pranishëm edhe në fshtrat tjerë të Strugës, ndërsa banorët janë të shqetësuar për shkak se në dimër qentë janë më të egër dhe fëmijët janë më të rrezikuar.
Nga komuna e Strugës para disa muajsh u mor një iniciativë dhe disa qen endacak u dërguan në një qendër veterinarie në Kumanovë, ku u vaksinuan. Ndërsa tenderi është ende i hapur që të vazhdojë kjo iniciativë.