Qëndroi 24 ditë e mbyllur në bodrum, rrëfimi rrëqethës i nënës ukrainase: Më vranë vajzën para syve

Nëntë ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur të largoheshin nga Chernihiv, në veri të vendit, shkruan BBC.

Ata donin që fëmijët e tyre të ishin të sigurt. Veronika 12-vjeç, ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm një vjeç. Teksa po largoheshin nga periferia e qytetit, pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë i bllokuan rrugën. Petro ndaloi makinën dhe filloi t’i hiqte nga rruga.

Disa sekonda më vonë, forcat ruse qëlluan mbi makinën e tyre.

“Veronika filloi të bërtiste, duart i dridheshin, kështu që unë u përpoqa ta qetësoja. Ajo doli nga makina dhe shkova menjëherë pas saj. Sa dola e pashë që ra në tokë, por kishte vdekur.

“U përpoqa të qëndroja e qetë, duhej të mbroja vajzën time të vogël.”

Ajo nuk e pa më Petron, por kuptoi se burri i saj kishte vdekur.Viktoria dhe foshnja e saj, Varvara, gjetën strehë në një makinë të parkuar, por më pas të shtënat filluan përsëri.

Ajo vrapoi në një ndërtesë të vogël që ishte përdorur nga ushtarët. Të nesërmen, ata u zbuluan nga patrullimi i trupave ruse. Ata u dërguan në një shkollë në Yahidne dhe qëndruan në një bodrum.

Nëna dhe foshnja kaluan 24 ditët e ardhshme atje, në kushte të tmerrshme. Viktoria pa njerëz që po vdisnin rreth saj. Kishte 40 njerëz në dhomë, tha Viktoria, dhe kishte shumë pak hapësirë ​​për të lëvizur ose për të ecur.

Nuk kishte dritë, ndaj përdornin qirinj dhe çakmakë. Në shumicën e rasteve njerëzit nuk lejoheshin as për të përdorur tualetin. Në vend të tualetit, ata përdornin kova.Ajo i kërkoi trupave rusë të varroste bashkëshortin dhe vajzën e saj, por për shkak të shpërthimit të makinës, asgjë nuk kishte mbetur.

Vetëm disa rroba të gjakosura dhe mbetjet e makinës.

Tani Viktoria dhe Varvara janë të sigurta dhe ndodhen në Lviv, në perëndim të Ukrainës./abcnews.al/