Qasje në internet kanë 88 për qind e amvisërive
Shkup, 10 nëntor – Në tremujorin e parë të vitit, 88.0 për qind nga amvisëritë kanë pasur qasje në intrrnet nga shtëpia, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Në tremujorin e parë të vitit 2023, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 85.3 për qind, ndërsa 67.7 për qind e kanë përdorur disa herë gjatë ditës.
Përmes internetit në 12 muajt e fundit kanë porositur ose blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit 53.5 për qind e qytetarëve në vend.

