Qasje moderne për zhvillim ekonomik përmes strategjisë për specializim të mençur
Shkup, 16 shkurt – Zëvendëkryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrat e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të informojnë për procesin e krijimit të strategjisë për specializim të mençur të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Qëllimi i strategjisë për specializim të mençur është të sigurojë qasje moderne për zhvillim ekonomik, i cili parashikon lidhshmëri të ndërsjellë të bashkësisë akademike, sektorit të biznesit, institucionet qeveritare dhe sektori qytetar për detektim të përbashkët dhe veprim në fushat në të cilat shteti ka potencial më të madh dhe resurse të mjaftueshme për të investuar dhe me atë të përshpejtohet përparimi i përgjithshëm shtetëror dhe konkurenca në ekonominë globale”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Krijimi dhe posedimi i strategjisë për specializim të mençur, thonë nga MASH, është parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të gjitha anëtaret e familjes evropiane tashmë kanë një dokument të tillë strategjik. Maqedonia e Veriut i ka analizuar përvojat pozitive të disa vendeve nga Evropa, ndërsa në procesin e krijimit të strategjisë mbështetje ka fituar nga Banka Botërore, GIZ, IME programi i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ndërsa në të ardhmen pritet të përfshihet edhe Banka Zhvillimore por edhe disa institucione relevante ndërkombëtare të tjera.
Procesin e krijimit të strategjisë për specializim të mençur e koordinon Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa nën udhëheqësi të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike

