Pyetjet e deputetëve në izolim disa mujor

Shkup, 23 shkurt – Në periudhën e përpjekjeve intenzive për tejkalimn e kontestit me Bullgarinë, ende përqindja e lartë e vdekshmërisë nga covid në vend, tensionet dhe sfidat e sigurisë përshkak problemeve mes Ukrainës dhe Rusisë, kriza energjetike, kriza në diplomacinë e vendit, gjyqësinë, dhe shumë çështje që dalin nga krejt këto probleme, tanimë një kohë të gjatë mungon kontrolli mbi pushtetin eksekutiv në Kuvend, së paku në formën e mbajtjes së seancave për pyetje të deputetëve, shkruan Zhurnal.

Pasi edhe vitin e kaluar këto seanca nuk mbaheshin rregullisht, të cilat sipas rregullores duhet të realizohen çdo të enjten e fundit të muajit, dhe një pjesë e mirë e këtij viti deputetët nuk do të mund të kërkojnë llogari nga Qeveria. Pas votimit të qeverisë së re, diku në mes të janarit, sipas sqarimit të kabinetit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, deri në fund të prillit do të kursehen nga pyetjet e deputetëve, ose thënë më thjeshtë, kanë në dispozicion 100 ditë për të punuar.

Ndërkohë në opinion filloi të dominojë përshtypja se ky mekanizëm për kontroll parlamentar aspak nuk funksionon, pasi në vitet e fundit mendimet për rezultatet dhe efikasitetit ishin të ndara ndërsa vlerësimet lëviznin nga “cirk parlamentar dhe kontroll kuazi parlamentar” deri në jo aq efikase, por gjithsesi një nga mjetet më të fuqishme me të cilat Kuvendi nëse do, në një masë të caktuar, mund ta kontrollojë Qeverinë. Pikërisht përshka kësaj, në propozimin për reforma urgjente demokratike, të cilën e përgatitën organizata qytetare dhe ekspertë para disa viteve, mes tjerash kërkoheshte dhe seanca për pyetje deputetësh, në vend se një herë, të mbahen dy herë në muaj dhe të vazhdohet kohëzgjatja e saj. Por pa marë parasysh se këto reforma janë urgjente, të njejtat nuk realizohen në tërësi, shkruan Zhurnal.

“Pyetjet e deputetëve janë pjesë e rëndësishme e kontrollit parlamentar mbi pushtetin eksekutiv dhe ajo që disa vazhdimisht përpiqen të sabotojnë ose të margjinalizojnë është problem shumë i madh jo vetëm për ato që për momentin janë opozitë në Kuvend por edhe për qytetarët. A duhet të rikujtohet se përfaqësuesit e pushtetit eksekutiv nuk janë tëobliguar të japin përgjigjet vetëm para opozitës por edhe para gjithë publikut. Ndërsa shmangja e vazhdueshme ose shtyerja e përgjigjeve negativisht pasqyrohen pikërisht mbi pushtetin, përshkak se del se diçka po fshihet, e nëse fshihet, do të thotë se nuk punohet mirë apo fare nuk punohet dhe shkohet në atë “kaloje ditën”. Me këtë në fakt, humbet dhe poenta e qeverisjes”, sqaron analisti politik dhe profesori Vlladimir Bozhinovski.

Sa për rikujtim, sipas vlerësimit të fundit për kualitet të debatit në Kuvend, që ka të bëjë me periudhën korrik – dhjetor 2021, është 5,4, që shënon rënie në kualitetin e diskutimeve krahasuar me periudhën e janar – qershor 2021, ku vlerësimi ishte 5,6.

Arsyetimet për mos mbajtjen e seancave ishin zgjedhjet lokale, zjarri në spitalin e Tetovës, fatkeqësia me autobus në Bullgaria, dorëheqja e ish kryeministrit Zoran Zaev…

Opozita me evidencë se për 17 muaj janë mbajtur vetëm shtatë seanca për pyetje deputetësh, disa herë reagonte përshkak bllokimeve. Reagime më të ashpra kishte në dhjetor kur edhe pse Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Zaevit, Qeveria ngeli në detyrë deri në përzgjedhjen e Qeverisë së re, por kryeparlamentari Xhaferi assesi nuk dëgjonte të thirrte seancë me arsyetimin se shteti nuk ka kryeministër dhe nuk ka Qeveri. Kjo për opozitën ishte e papranueshme.

Përpos që seancat për pyetje deputetësh nuk mbahen rregullisht, ato janë të kufizuara madje deri në ora 18:00 ndërsa fillon në ora 11:00. Kjo periudhë kohore vlerësohet si shumë e shkurtër për ato që duan të shtrojnë pyetje dhe duan të marin përgjigje.

Përvoja tredhjetë vjeçare me praktikimin e demokracisë shumë partiake dhe të gjitha mekanizmat që formalisht ishin të vendosura, për fat të keq, sipas mendimit më dominant, nuk rezulton me efekte të dëshiruara në funksionimin e sistemit dhe nuk sollën përparim në komunikimin politik.//Zhurnal.mk