Putini i kërkoi falje Izraelit për deklaratën skandaloze të Lavrovit për Hitlerin dhe hebrenjtë
Presidenti rus, Vlladimir Putin i kërkoi falje kryeministrit izraelit, Naftali Benet për deklaratën e kohëmëparshme skandaloze të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Llavrov.
Ministri rus i Punëve të jashtme në intervistë për televizionin italian të dielën deklaroi se diktatori nazist, Adolf Hitler ka rrënjë hebraike, duke shtuar se “antisemitistët më të ashpër zakonisht janë hebrenj”.
Pasoi reagim i ashpër i Izraelit. Shefi i diplomacisë izraelite deklaratën e Llavrovit e quajti “të pafalshme dhe skandaloze”, ndërsa në bisedë u ftua edhe ambasadori rus në Izrael. Izraeli më pas kërkoi kërkim falje nga Rusia.
Sipas gazetarit izraelit Barak Ravid, duke iu referuar kumtesës nga kabineti i kryeministrit izraelit, Vlladimir Putini sot i kërkoi falje kryeministrit izraelit Naftali Benet për deklaratat e Llavrovit.

