Putin shpall luftë të re botërore në 9 Maj
Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore në 9 maj, kështu ka paralajmëruar sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
Ben Wallace tha se lideri rus mund të fillojë një mobilizim “masiv” të forcave dhe të përdorë Ditën e 9 Majit për të shpallur një luftë kundër “nazistëve” të botës siç i quan ai.
Wallace tha për LBC Radio, se: “Nuk do të habitesha… që ai me siguri të deklarojë në 9 maj se, ‘tani jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus. ‘Putini, pasi ka dështuar në pothuajse të gjitha objektivat dhe mund të kërkojë të konsolidojë atë që ka”, tha ai.
Putin filloi pushtimin rus të fqinjit të tij më 24 shkurt duke thënë se ishte një operacion special për të çliruar Ukrainën nga nazistët.
Që atëherë, qytetet ukrainase janë bombarduar vazhdimisht, një luftë për të cilën ministrja e qeverisë britanike Liz Truss ka thënë se mund të vazhdojë për 10 vjet.
Dhe përballë Perëndimit që ofron para dhe armatime për Ukrainën, Rusia i është referuar aftësive të saj bërthamore në kërcënimet për të ndaluar përfshirjen e vendeve të tjera.
“nëse dikush tenton të ndërhyjë nga jashtë në këtë luftë, duhet ta dini se kjo do përbën kërcënim për Rusinë dhe përgjigjia jonë do të do të vijë pa vonesë’, paralajmëroi më herët Putin.