Putin mund të përdorë armë bërthamore në mes të suksesit ushtarak të Ukrainës, thotë senatori amerikan

Suksesi i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës mund të rrisë mundësinë që presidenti Vladimir Putin t’iu drejtohet armëve bërthamore, sipas një senatori amerikan.

Në një intervistë për Fox News, kryetari i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të senatit, Bob Menendez tha se kishte frikë se udhëheqësi rus mund të përdorte armët bërthamore për të “shpëtuar fytyrën”.

“Epo, një nga shqetësimet e mia është se për ironi, sa më shumë sukses të kenë ukrainasit, aq më i madh është rreziku që Putini të bëjë diçka sepse ai po humbet dhe duhet të ruajë fytyrën në shtëpi”, ka thënë ai.

“Dhe kështu potenciali një arme bërthamore kimike, biologjike ose taktike mund të rritet si rezultat i kësaj”.