Punonjësit shëndetësorë protestojnë për 30%shin
Shkup, 17 nëntor – Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë, para disa shtëpive të shëndetit e ambulancave të vendit, shprehën pakënaqësinë për pagat e tyre. Kërkojnë rritje për 30% për mjekët dhe personelin mjekësor, administratën dhe personelin teknik. Gjithashtu kërkohet rritja e shtesave për infeksion nga 1 në 4 për qind, rregullimi i statusit të punonjësve të përkohshëm dhe punësimi i tyre me afat të pacaktuar, rishikimi ose një marrëveshje e re kolektive dhe takim me ministrin e Shëndetësisë.
Bobi Bojçevski, koordinator i sindikatës së pavarur, thotë se me 24 nëntor do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, e nëse nuk arrihet marrëveshje, tregoi se do të marshojnë drejt Qeverisë.
“Ne kërkojmë transformim, një numër i madh i të rinjve që punojnë në institucione shëndetësore në të gjithë RMV-në të cilët e kanë një lloj pune me kontratë, janë të punësuar por nuk janë të paraqitur. Me rrogë 20 mijë 700 denarë. Domethënë bëjmë apel urgjent deri te ministri dhe deri te Qeveria të zgjidhet statusi në ato punëtorë, sepse ato janë të rinj ku 8 orë e kryejnë punën me profesionalizëm, edhe kur ishte në rrezik në kohën e kovidit.”- deklaroi Bobi Bojçevski, Kordinator, Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësorë

