Punët e testimit për “Pekin 2022” do të zhvillohen sipas planit në tre muajt e ardhshëm

Raundet e fundit të 15 aktiviteteve testuese për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 do të zhvillohen siç është planifikuar në tre muajt e ardhshëm, me pjesëmarrjen e ekipeve dhe organizatave ndërkombëtare, sipas zyrtarëve të komitetit organizues.

Punët e testimit do të zhvillohen në tetë objekte të garave të akullit dhe dëborës në Pekin dhe Zhangjiakou të provincës Hebei të Kinës Veriore dhe përfshijnë provat e objekteve të ndryshme, kohën dhe shërbimet mjekësore, masat e sigurisë ndaj COVID-19 dhe elemente të tjera, përpara Lojërave të vitit 2022.

Testimi përfshin 10 gara ndërkombëtare, tre javë stërvitore ndërkombëtare dhe dy veprimtari testimi të brendshëm, në bashkërendim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Dy mijë sportistë ndërkombëtarë, ekspertë të sportit dhe zyrtarë të KON-it do të marrin pjesë në testim.

Veprimtaritë kryesore do të transmetohen për botën, dhe shikuesit nga pjesa kontinentale e Kinës do të ftohen të ndjekin lojërat.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 janë planifikuar të mbahen nga 4 deri në 20 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa Paralimpiada do të pasojë nga 4 deri më 13 mars.