Punë e kryer: Pogba arrin marrëveshje për t’u transferuar te Juventusi

Paul Pogba ka arritur marrëveshje me Juventusin për një transferim të tij në këtë verë.

Lojtarit tanimë i kanë mbetur vetëm testet mjekësore për t’i kryer, para se ta hedhë firmën mbi kontratën e ofruar nga “Zonja e Vjetër”.

Francezi do të transferohet me parametra zero te “bardhezinjtë”, pasi i ka skaduar kontrata me Manchester United.

Lojtari luajti edhe më herët për Juventusin, përpara se të vendoste për kthimin në “Old Trafford”.