Punë e kryer: Origi javën e ardhshme kryen testet mjekësore për kalimin te Milani

Divock Origi javën e ardhshme pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit pas kryerjes së testeve mjekësore.

Sulmuesi kohë më parë kishte arritur marrëveshje me “kuqezinjtë” për një transferim në “San Siro” pikërisht këtë verë.

Liverpooli nuk arriti ta bindte belgun që të vijonte qëndrimin në “Anfield Road”.

Ai dëshironte më shumë minutazhë, diçka që mund t’i garantohet te kampionët e Italisë.