Puna e prokurorive publike temë e debatit të Komisionit kuvendor për sistem politik

Shkup, 16 mars – Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në seancën e sotme të 37-të i shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Prokurorive publike për vitin 2020 dhe Raportin e realizimit të Buxhetit të gjykatave për vitin 2020 dhe i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, gjegjësisht do t’i shqyrtojë në seancë plenare.
Sipas anëtarëve të komisionit nga VMRO-DPMNE-ja nuk zbatohen reforma esenciale në gjyqësi, gjykatat zbatojnë drejtësi selektive lidhur me masën e paraburgimit dhe se vitet e fundit, siç thonë, zbatohet persekutim politik.
Ata thonë se ka sistem të shkatërruar gjyqësor dhe prej këtu prokurori të shkatërruara publike.
Problem është, siç theksojnë, kush ulet në stolin e gjykatësit dhe si arrihet atje, se çdo ditë ka presione, shantazhe dhe marrëveshje…
Në seancë morën pjesë edhe prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, i cili nuk u përfshi në debat.
Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot paradite duhej ta fillojë seancën e 38-të me dy pika në rend të ditës, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për Prokurorinë publik dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të dy me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë me qëllim të vetëm në dy ligjet të vendosen afate në të cilat institucionet do të obligohen të dorëzojnë raporte tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Opozita në fillim të seancën në vërejtjen procedurale tha se nuk pajtohet për dy ligjet që të hapen vetëm për t’u futur afatet për dorëzimin e raporteve dhe prandaj kryetarja e Komisionit Sonja Mirakovska nuk e hapi seancën dhe kërkoi nga kolegët të cilët i kanë parashtruar ligjet t’i tërheqin.