Pulë me verë; Spcecialitet i kuzhinës franceze i përgatitur me kërpudha e qepujka

Pula me verë është një specialitet i kuzhinës franceze që gatuhet thjesht, vlerëson shijet, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni përbërës të një cilësie të mirë.
Përbërësit:
Një pulë e plotë, mundësisht fshati
20 qepujka
20 kërpudha champignon
5 lugë gjelle vaj ulliri e.v
pak gjalpë
3 lugë gjelle miell
kripë, piper
Për marinimin:
gjysmë shishe verë e kuqe robust
1 degë rozmarinë
1 degë sherebelë
1 gjethe dafinë
2 karota
gjysmë qepe e ëmbël
10 kokrra piper të zi
10 kokrra dëllinje dy kokrra karafil

Përgatitja
Pulën përgatiteni për marinim që një ditë më para, priteni në copa dhe vëreni në një tas hermetik duke e mbuluar me verën dhe gjithë përbërësit e tjerë të marinimit.
Pastroni qepukjat dhe kërpudhat dhe skuqini me pak vaj ulliri veçmas nga njëra-tjetra duke i lënë pak al dente.
Në një tigan, ngrohni vajin e gjalpin, skuqni copat e pulës të cilat i keni kulluar nga lëngu në zjarr të lartë, derisa sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrë. Në fund shtoni miellin për ta bërë më kremoze pjatën në servirje.
Më pas hidhni tek pula një pjesë të konsiderueshme të lëngut të marinimit, të cilin e keni kulluar, pritni në feta qepën dhe karotën dhe shtojini në tenxhere. Shtoni kripë e piper sipas dëshirës.
Mbulojini me kapak dhe lërini të gatuhen për gjysmë ore duke kontrolluar herë pas here nëse mund të shtoni pak verë.
Shtoni më pas qepukjat dhe kërpudhat dhe lërini edhe gjysmë ore tjetër.
Pula me verë është gati, aromatike dhe e shijshme. Servireni me sallatën tuaj të preferuar.