Publikohen shkeljet që i ka bërë Manchester City brenda dhe jashtë Ligës Premier

Manchester City është akuzuar nga Liga Premier për shkelje të shumta financiare..

Hetimi filloi në dhjetor 2018 pasi dokumentet u publikuan nga faqja e internetit investigative Football Leaks, të publikuara më pas nga gazeta gjermane Der Spiegel.

Aty pretendohet se City kishte mbivlerësuar të ardhurat nga sponsorizimi, duke dyfishuar në mënyrë efektive pagat e ish-trajnerit Roberto Mancini nëpërmjet një kontakti të fshehtë me një klub të Abu Dabit dhe thyer rregullat mbi qasjet ndaj lojtarëve të rinj.

Ata tani janë goditur me më shumë se 100 akuza për shkelje të rregullave financiare midis shtatorit 2009 dhe fundit të sezonit 2017-18.

Liga Premier zbuloi se ata e kanë akuzuar Cityn për një sërë shkeljes nga viti 2009 deri në vitin 2018.

“Në përputhje me Rregullën W.82.1 të Ligës Premier, liga konfirmon se ka referuar sot një numër shkeljesh të supozuara të Rregullave të Ligës Premier nga Klubi i Futbollit Manchester City tek një Komisioni sipas Rregullit W.3.4 të Ligës Premier”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Komisionet janë të pavarura nga Liga Premier dhe klubet anëtare. Anëtarët e Komisionit do të emërohen nga Kryetari i pavarur i Kolegjit Gjyqësor të Ligës Premier, në përputhje me Rregullat W.19, W.20 dhe W.26 të Ligës Premier”.

“Procedurat para Komisionit, në përputhje me Rregullën W.82 të Ligës Premier, do të jenë konfidenciale dhe do të dëgjohen privatisht. Sipas Rregullës W.82.2 të Ligës Premier, vendimi përfundimtar i Komisionit do të publikohet në faqen e internetit të Ligës Premier”.

“Ky konfirmim është bërë në përputhje me Rregullën W.82.1 të Ligës Premier. Liga nuk do të bëjë komente të mëtejshme në lidhje me këtë çështje deri në një njoftim të dytë”, përfundon njoftimi i tyre.

Sipas Martyn Ziegler i The Times, Cityt mund t’i jepet një zbritje pikësh nëse vërtetohen shkeljet.

Përjashtimi nga liga është gjithashtu i mundur.

City pati sukses të madh nga shtatori 2009 deri në fund të sezonit 2017-18.

Në atë hark kohor, ata fituan tre tituj të Ligës Premier, u kurorëzuan fitues të FA Cup në 2011 dhe fituan Kupën Carabao tri herë.