Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin luftanijen ruse Moskva të përfshirë nga zjarri dhe duke u fundosur

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë videoja me të cilën pretendohet se shfaq luftanijen ruse Moskva, e cila u fundos pas u godit nga raketat e ushtrisë ukrainase.

Luftanija që konsiderohej si krenari e flotës ruse në Detin e Zi u fundos, pasi ishte goditur nga raketa Neptun që i lansoi ushtria ukrainase.

Në videon e publikuar më poshtë shihet anija Shahter SB-922 pranë Moskvës – duke tentuar të shpëtojë personelin që ishte në luftanijen që po fundosej.

Ndryshe ushtria ruse kishte tentuar të mbulojë dështimin, duke pretenduar se nuk është goditur nga raketat luftanija, por se për shkak të një shpërthimi që ndodhi brenda depos së municionit erdhi edhe deri te shkatërrimi i saj.