Publikohen edhe 10 kandidatë për kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE

Shkup, 30 gusht – VMRO-DPMNE, sot ka publikuar edhe 10 kandidatë të tjerë për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale më 17 tetor, informon Zhurnal.
Bëhet fjalë për komunat e Resnjes ku do të kandidojë Jovan Tozioski, më pas në Krushevë do të kandidojë Biljana Proeska, në Dellçevë – Nikollço Stojmenovski, në Rankovce – Borçe Spasovski, në Novo Sellë – Gjorgje Bozhinov, në Vasilevë – Sllave Andonov, në Debërc – Sashe Siljanovski, në Kavadar – Mitko Jançev, në Zrnovc – Borço Kocev si dhe në Kratovë – Todorço Nikollovski.
Kandidatët në fjalë u bënë të ditur nga Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së i cili i publikoi sot gjatë një konference për media.//Zhurnal.mk