PSG refuzon ofertën e Realit për Mbappe

Paris Saint-Germaini thuhet ta ketë refuzuar ofertën e Real Madridit për transferimin e Kylian Mbappe.
Mediat spanjolle, në veçanti Marca dhe ekspertët e transferimeve, kanë raportuar se Los Blancos kanë ofruar 160 milionë euro për shërbimet e anësorit francez.
Megjithatë, duket se klubi francez nuk e ka në plan që ta lejojë largimin e kampionit të botës.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, pohon se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, do t’i ofrojë kontratë të re Mbappes dhe nuk planifikon ta lejojë largimin e tij këtë verë.
Madje edhe në rast se kjo do të thotë se do ta humbë me parametrat zero në verën e ardhshme kur edhe i skadon kontrata. /Telegrafi/
(Foto: Instagram/k.mbappe)