PSG i ka kërkuar Vinicius të mos rinovojë dhe i ka ofruar pagë të lartë, por lojtari nuk ka pranuar

Anësori i Real Madridit, Vinicius Jr ka pasur ofertë të majme nga Paris Saint Germain, por nuk ka pranuar.

Vinicus Jr është bërë një nga lojtarët kyç të Carlo Ancelottit.

Forma e tij e mirë edicionin e kaluar me ‘Mbretërit’ do të shpërblehet, pasi brazilianit i kanë ofruar një kontratë për rinovim.

Por, sipas ‘Marca’ ka qenë klubi parisien që i ka kërkuar anësorit të mos rinovojë me Realin duke i ofruar atij 40 milionë euro neto në sezon, por lojtari nuk ka pranuar.

Ishte Florentino Perez gjithashtu që njoftoi se klubi i PSG-së janë duke tentuar ta bindin brazilianin që nga nëntori i vitit 2021 dhe vazhdojnë, por dëshira e lojtarit është e qartë të luajë në ‘Santiago Bernabeu’.

Vinicius është i lumtur te gjiganti spanjoll, andaj pritet të rinovojë deri në vitin 2026-27.