PSG bën ofertë ‘të çmendur’ në drejtim të Mbappe, por duket se lojtari dëshiron kalimin te Real Madridi

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka bërë ofertën e fundit për të bindur Kylian Mbappen që të rinovojë kontratën.

Mediet spanjolle kanë zbuluar se numri një i klubit i ka vendosur në tavolinë talentit francez plot 36 milionë euro në sezon.

Duket se kjo ofertë nuk e ka bindur lojtarit që të vijojë karrierën në “Parque des Princes”.

Pavarësisht ofertës joshëse të Al-Khelaifit, Mbappe do ta refuzojë atë, pasi në kokë ka plane të tjera.

Nga ana tjetër, Real Madridi janë të qetë për të ardhmen e Mbappe. Drejtuesit e klubit janë të bindur se 22-vjeçari, herët a vonë, do të transferohet në La Liga.

Në takimin e radhës mes palëve, Mbappe do t’i komunikojë vendimin e tij, që është për të mos rinovuar kontratën.

Ky vendim mund të bëjë që Al–Khelaifin të nis bisedimet me Real Madridin për të mbyllur transferimin e lojtarit në “Santiago Bernabeu” brenda 31 gushtit, kur mbyllet edhe afati kalimtar.

Mbappe është shumë komod momentalisht, madje edhe me Messin, por ai dëshiron të jetë në qendër të një projekti të ri.