PSG bën gati një kontratë të re për Messi

Shpresat e Barcelonës për të rikthyer Lionel Messi në Camp Nou po pakësohen çdo ditë që kalon ndërsa Paris Saint-Germain kërkon të sigurojë të ardhmen e argjentinasit duke zgjatur kontratën e tij. Babai i lojtarit, Jorge Messi njëkohësisht edhe menaxheri i tij, tashmë ka rënë dakord të rinovojë marrëveshjen. PSG ka përgatitur një ofertë kontrate të suksesshme, të cilën ata e konsiderojnë shumë të mirë për t’u refuzuar. Aktualisht shuma që përfiton Messi është diku rreth 30 milionë Euro.

Oferta e kontratës së PSG për Messin do t’i sjellë përfitime të mëdha lojtarit, edhe përveç pagës direkte të ofruar nga klubi.

Dëshira e Paris Saint-Germain për t’i ofruar Messi një pasuri vjen në mes të rritjes ekonomike. Klubi ka regjistruar të ardhura të mëdha prej rreth 700 milionë Euro që kur Messi u bashkua në vitin 2021. Për më tepër, ka pasur një rritje prej 30-40% në shitjet e bluzave. Klubi ka fituar edhe përmes marrëveshjeve nga Nike, me vlerë diku rreth 75 milionë Euro.

PSG është e vendosur të shmangë skenarin që Messi t’i bashkohet një grupi në kampionatin amerikan të futbollit ose të kthehet te Barcelona.

Ndoshta nuk do të jetë sa ajo e Ronaldo, por me siguri, Messi do të ketë kontratën më të lartë financiare në klubin parizien.