Pse Putini mund të mos i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës?

Ekspertët besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës në “Ditën e Fitores” së Rusisë – 9 maj – gjë që do t’i lejonte atij të rekrutonte ushtarë.
Por një ekspert i vlerësimit të agresionit rus në Ukrainë dhe ekspert i sigurisë kompjuterike me origjinë ruse, Dmitri Alperovitch, beson se një thirrje për mobilizim do të ishte e pakuptimtë për Putinin.
Në një shkrim në Twitter, ai shpjegon se presidenti rus tashmë mund t’i shesë lehtësisht një fitore audiencës vendase, e cila ushqehet me propagandë përmes televizionit shtetëror rus.
Sipas Alperovichit, presidenti rus mund të pretendojë se ka “demilitarizuar Ukrainën (duke shkatërruar shumë pajisje dhe infrastrukturë ushtarako-industriale), denazifikuar (shkatërruan batalionin Azov në Mariupol), mbrojti ‘popullin e tij’ në Donbas dhe Krime duke zgjeruar territorin dhe duke krijuar një korridor tokësor”.
“Me kontrollin e plotë të mediave propagandistike vendase ruse, shitja e një fitoreje të tillë për audiencën vendase do të ishte një copë tortë për Putinin”, tha ai.