Pse majonezi quhet majonez ?

Thonë se sanduiçi pa majonez është si një motor pa vaj.
Fjala majonez (mayonnaise), përbërja dhe historia e saj prej ku buron.
Së pari duhet të kthehemi te lufta shtatë vjeçare. Në vitin 1756, marina franceze sulmoi ishullin e vogël mesdhetar me një portë të madhe natyrore, portën e Mahon, Minorca. Me forcë dhe pak paaftësi britanike, francezët morën Mahon dhe bashkë me të morën edhe majonezën, shkruan Zhurnal.
Këtu ndahet historia. Disa raporte thonë se kuzhinieri personal i admiralit francez i cili kishte udhëhequr sulmin shpiku majonezën për të festuar fitoren dhe e quajti atë sipas qytetit të pushtuar: mahon-aise.
Por disa burime tjera si pronari i librarive Tom Nealon, thotë se Salsa Majonesa, është një shpikje vendase e banorëve katalanisht folës në Minorca, ndërsa e gjithë pika e sulmit franceze ndaj britanikëve ishte më pak për strategjinë detare dhe më tepër për vjedhjen e salcës për veten e tyre. Teoria që majoneza është salcë vendase spanjolle dhe e zgjedhur vetëm nga francezët, është një nga më të besueshmet.
Antoine Careme, shefi i kuzhinës i cilësuar shpesh si shpikja e kuzhinës së lartë, i pëlqente ta quante majonezën e tij “magnonnaise”, duke pretenduar se fjala rrjedh nga folja franceze manier, që do të thoshte “të trazosh”, falë përzierjes së vazhdueshme të nevojshme për të bërë një majonez të mirë.
Nëse shikoni në Larousse Gastronomique, do të lexoni se “majoneza” mund të jetë një pjesë e moyeunaise, një lidhje teorike që mungon nga frëngjishtja e vjetër moyeu, që do të thotë “e verdhë veze”.
Megjithatë, është e pamundur të zgjidhet historia e vërtetë e majonezës.
Po çka përmbanë majoneza?
Majoneza është një salcë që përdoret zakonisht në sanduiçe, hamburgerë dhe sallata. Në thelb është emulsion i qëndrueshëm i vajit, e verdhë e vezës dhe një acidi, uthul ose lëng limoni. Proteinat dhe leqitina në të verdhën e vezëve shërbejnë si emulsifikues në majonezë./Zhurnal.mk