Pse klubet në Angli do të shpenzojnë shumë para për transferime këtë javë

Klubet e Ligës Premier pritet të hyjnë në një javë intensive transferimesh për shkak të ndërrimit të vitit financiar, që fillon më 1 korrik sipas rregullave të ligës angleze.

Sipas Mail Sport, shumë ekipe kanë qëndruar të heshtura në treg deri tani, pasi duan që shpenzimet t’i regjistrojnë në bilancet e sezonit 2025/26 dhe jo në sezonin aktual 2024/25, për të respektuar rregullat financiare të qëndrueshmërisë (PSR)

Afati kalimtar ka qenë mjaft i qetë deri më sot, me përjashtim të disa goditjeve të mëdha si transferimi i Florian Wirtz te Liverpool për 125 milionë euro dhe kalimi i Matheus Cunha nga Wolves te Manchester United për 74.2 milionë euro.

Manchester City ka qenë klubi më aktiv, me Pep Guardiolën që po ndërton skuadrën për sezonin e ri para Kupës së Botës për Klube, por shumica e ekipeve kanë qëndruar të përmbajtura për shkak të kufizimeve financiare.

Gjithçka pritet të ndryshojë këtë javë, pasi klubet janë vetëm një ditë larg përfundimit të afatit për të shmangur shkeljen e PSR-së. Çdo tejkalim mund të sjellë sanksione serioze, përfshirë zbritjen e pikëve.

Në këtë klimë të tensionuar, Manchester United është një nga klubet që po shtyn për transferime. Ata kanë paraqitur dy oferta për Bryan Mbeumon e Brentford, më e fundit me vlerë 64 milionë euro plus 9 milionë bonuse.

Brentford i ka refuzuar të dyja ofertat, duke vlerësuar se 25-vjeçari Mbeumo vlen më shumë se Cunha, duke iu referuar statistikave: ai shënoi 20 gola dhe dha shtatë asiste sezonin e kaluar, krahasuar me 15 gola dhe gjashtë asistime të brazilianit.