Protokolle të reja për Kovid për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për hyrje në Gjermani dhe Spanjë

Shkup, 1 shkurt – Qytetarët e Maqedonisë të cilët do të duan të hyjnë në Gjermani do të duhet të kenë certifikatë me dy doza të vaksinës së njohur nga EMA/Gjermani me vlefshmëri prej 9 muaj/270 ditë, në vend të 12 muajve të deritanishëm, njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme sipas rekomandimeve nga Komisioni Evropian.

Certifikatat e vaksinimit me 3 doza të vaksinës të cilat i pranon Gjermania, për momentin do të jenë me vlefshmëri të pakufizuar.

Nga MPJ. njoftojnë se udhëtarët gjatë hyrjes do të duhet të kenë parasysh rëndësinë e certifikatës së tyre me qëllim që të mos u ndalohet hyrja.

“Në Spanjë, sipas rregullave të reja, pranohen certifikatat për imunizim me dy doza të vaksinës nga organet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse kanë kaluar 14 ditë nga data e marrjes së vaksinës së dytë dhe nëse nuk kanë kaluar më shumë se 270 ditë nga data e marrjes së vaksinës së dytë. Pas skadimit të afatit prej 270 ditësh, certifikata e imunizimit e lëshuar nga organi kompetent i vendit të origjinës duhet të përmbajë dëshmi për pranimin e vaksinës së tretë (booster)”, bëhet e ditur në kumtesë.

Autoritetet spanjolle njoftojnë se hyrja me PCR OSE NAAT testet do të lejohet vetëm për udhëtarët që kanë vizë të vlefshme spanjolle ose leje qëndrimi në Spanjë. Certifikatat e imunizimit me dy vaksina që nuk njihen nga WHO dhe EMA do të pranohen vetëm nëse vaksina e tretë e marrë njihet nga WHO dhe EMA.