Protestuesit në Sri Lanka gjejnë miliona në rezidencën e presidentit

Miliona rupi janë gjetur nga protestuesit në Sri Lanka brenda rezidencës zyrtare të presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ku protestuesit shfaqen protestuesit duke numëruar kartëmonedhat e gjetura. Paratë e gjetura thuhet se do t’u dorëzoheshin njësive të sigurisë.

Protestuesit të shtunën hynë në rezidencën e Rajapaksa-s në zonën qendrore të sigurisë së lartë Fort të Colombo-s pasi thyen barrikadat dhe kërkuan dorëheqjen e tij teksa vendi po haset me krizën më të rëndë ekonomike në dekadat e fundit.

Ndërkaq, një grup tjetër protestuesish hynë në rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe dhe i vunë flakën.

Komunikimi i tij i vetëm jashtë që kur protestuesit hynë në qytet ka qenë me kryetaren e parlamentit Mahinda Yapa Abeyëardena, e cila njoftoi të shtunën vonë në mbrëmje se Presidenti do të jepte dorëheqjen të mërkurën. Presidenti Rajapaksa e informoi Kryeparlamentarin për këtë vendim për t’u dorëhequr pasi Abeywardena i shkroi atij duke kërkuar dorëheqjen pas takimit gjithëpartiak të liderëve të mbajtur të shtunën në mbrëmje.

Kryetari do të bëhet ushtrues detyre i Presidentit në mungesë të Presidentit dhe Kryeministrit. Më vonë duhet të ndodhë një zgjedhje mes deputetëve për të zgjedhur një President të ri. Kryeministri Wickremesinghe ka ofruar gjithashtu dorëheqjen.