Protestë në Irak për shkak të mungesës së energjisë elektrike
Në shenjë proteste për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, për të tretën ditë me radhë dhjetëra njerëz në provincën Basra, të pasur me naftë, dolën në rrugë dhe digjnin goma, duke e bllokuar rrugën kryesore pranë kryeqytetit të krahinës.
Në Irak protestuesit janë duke bllokuar rrugë, pasi shumë prej tyre ngelen pa energji elektrike gjatë vapës verore.
Temperaturat në vend arritën deri në 50 gradë Celsius, thuajse të njëjta me rekordin e vitit të kaluar.

