Protestë e qetë tek “Siti Molli” për të rejën Viktoria Nikollova që e humbi jetën në një aksident trafiku
Shkup, 30 janar – Protestë e qetë nën moton “Ndal dhunës në komunikacion”, u mbajt sot, në udhëkryqin në Siti Moll në vendin kur para dhjetë ditësh e reja Viktoria Nikollava nga Radovishi e humbi jetën, pasi u përplas nga një makinë.
Në tubim morën pjesë rreth 200 njerëz, duke e përfshirë edhe familjen e vajzës që e humbi jetën, ndërsa në vendin e ngjarjes u vendosën lule dhe qirinj të ndezur.
Paraprakisht protesta ishte paralajmëruar përmes rrjetit social “Fejsbuk”.
Njëzet e katërvjeçarja Viktoria Nikollova natën e 20 janarit ishte përplasur në vendkalimin për këmbësorë tek udhëkryqi në “Siti Moll” duke kaluar në bulevardin Aradhet Partizane, pasi atë e përplasi një automjet Citroen i drejtuar nga J.Gj.