Protestat para Kuvendit, 11 protestues të arrestuar dhe 47 policë të lënduar

Shkup, 5 Korrik – 11 protestues të arrestuar dhe 47 policë të plagosur është epilogu i protestës së mbrëmjes së sotme para Kuvendit te RMV-se, e cila u përshkallëzua pasi një grup nga protestuesit nisën të gjuanin me gurë, sende te forta piroteknike dhe vezë në drejtim të godinës.

Nga MPB kanë thonë se janë lënduar 47 policë, 11 prej tyre rëndë, ndërsa dy me lëndime me serioze.

Dëme ka në godinat e Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme.