Protesta të punëtorëve të fabrikës më të madhe për ajfonë “Fokskon” në Kinë

Në fabrikën më të madhe kineze për “Ajfonë” (iPhone), që është në pronësi të prodhuesit tajvanez “Fokskon” (Foxconn), sot u organizuan protesta, që mund të shihen nga filmimet e publikuara në rrjetet sociale Veibo dhe Tuiter.

Fotografitë tregojnë një numër të madh punëtorësh duke shëtitur nëpër rrugë, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë para radhës së së personave në veshje të bardha mbrojtëse dhe policëve të pajisur për përballje me protestuesit.

Punëtorët protestojnë për shkak të marrëveshjeve kontestuese dhe kontrollit të përforcuar për Kovid-19.

Punëtorët brohorisnin “Mbroni të drejtat tuaja” para kordonëve të policisë.

Fabrika ndodhet në qytetin Xhengxhu, në provincën qendrore Henan.

Në kompleks janë punësuar mbi 200.000 persona, prej të cilëve shumica ndodhen në kuadër të fabrikës.

Fabrika në Xhengxhu muajve të fundit shënon rritje të numrit ët rasteve me Kovid-19. Kompania “Fokskon” vendosi ta mbyllë fabrikën dhe punëtorët në të për shkak të shpërthimit të infeksionit, por qindra punëtorë pas vendimit të marrë e braktisën atë në panik, nga fundi i muajit të kaluar.

Grupacioni tajvanez është punëdhënësi më i madh në sektorin privat në Kinë, me më shumë se një milion të punësuar në mbarë vendin dhe rreth tridhjetë fabrika dhe institute hulumtuese.

“Fokskon” tani për tani nuk ka dalë me kumtesë për opinionin lidhur me protestat.