“Prostitucion e lidhje me vrasës”, konkurrentja e “Për’puthen” reagon për të shkuarën e errët: Mbetet vetëm eksperiencë!

Sapo u bë pjesë e “Për’puthen”, Laureta Zyba, u bë kryefjala e medieve online. Motra e njërës prej konkurrenteve të programit të dashurisë, Rrushja, u përfol shumë për shkak të së shkuarës së saj problematike, ku ishte përfshirë disa herë në ngjarje kriminale të rënda.

Është bërë e ditur se Zyba ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Sipas “Indeksonline”, ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

Lidhur me të gjitha shkrimet që janë bërë për të ditët e fundit, Laureta ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.

“Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti”, shkruan motra e Rrushes në postimin e saj.

foto galeri