Propozim-ligji për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit kaloi në mbledhjen e Qeverisë

Shkup, 1 shkurt – Propozim-ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Sipas shpjegimit të Ministrisë së Financave, shkaqet për miratimin e ligjit kanë dalë nga nevoja për harmonizimin e tij me legjislacionin evropian në sferën e luftës kundër krimit të organizuar, gjegjësisht me dispozitat e Direktivës 2018/843.

“Sipas Direktivës së BE-së dhe Organizatës Ndërkombëtare për Përcaktimin e Veprimeve për Parandalimin e Larjes së Parave dhe të Financimit të Terrorizmit (Financial Action Task Force, FATF), në propozim zgjidhjen e re ligjore janë futur edhe vendime në drejtim të tejkalimit të rreziqeve të identifikuara me Vlerësimin Nacional të Rrezikut nga Pastrimi i Parave dhe Financimi i Terrorizmit i miratuar në vitin 2020”, informoi shërbimi për informim i Qeverisë. 

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar edhe Raporti për bisedimet e kryera për harmonizimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrje të vendit në programin “Fiskalis” për periudhën 2021-2027

“Me pjesëmarrjen në programin ‘Fiskalis’ të BE-së, Qeveria e Maqedonisë së Veriut fiton mbështetjen e organeve tatimore dhe tatimeve për të përmirësuar funksionimin e tregut të brendshëm, për të inkurajuar konkurrencën e Unionit dhe konkurrencën e drejtë në Union, për të mbrojtur interesat financiare dhe ekonomike të Unionit dhe shteteve të tij anëtare, duke përfshirë mbrojtjen e këtyre interesave nga mashtrimi fiskal, evazioni fiskal, si përmirësimi i mbledhjes së taksave”, thonë nga Qeveria.