Propozim-ligj i LSDM-së për ndihmë familjeve të viktimave nga Koçani, Filipçe bëri thirrje për mbështetje

Shkup, 8 maj – LSDM sot në Kuvend do të parashtrojë Propozim-ligj për ndihmë familjeve të viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe konsideron se kanë prëgatitur zgjidhje të mirë ligjore dhe u bëri thirrje deputetëve nga shumica në pushtet ta mbështesin apo të kyçen në modifikimin e tij nëse kanë propozime, duke cekur se qëllimi nuk është të politizohet tragjedia.
“Përpiluam propozim-ligj i cili me të vërtetë mendoj se është i mirë. Ka kompensim financiar për familjet të cilat humbën anëtarë, ka kompensim financiar për të gjithë ata të cilët kanë shpenzime për mjekim, ka disa volitshmëri për fëmijët të cilët tani humbin mësim nëpër shkolla, diçka nga aspekti i sociales, kështu ql mendoj se është zgjidhje e mirë dhe cilësore. Do ta parashtrojmë në procedurë të rregullt kuvendore me qëllim që të ketë hapësirë të përfshihen disa faktorë, të jepen komente. Në një pjesë flasim edhe për familjet nga tragjeditë e mëparshme – Llaakarca, Tetova, ‘Besa-transi'”, deklaroi Filipçe pas hapjes së kopshtit të ri në lagjen “Prolet” në komunën Qendër.
Pret mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE edhe pse, tha, ka pasur komente nga partia në pushtet se nuk do ta mbështesin propozimin e tyre kur e kanë paralajmëruar.
“Propozim-ligji nuk ka për qëllim ta politizojë tragjedinë. U blj thirrje së bashku ta miratojmë ligjin. Nuk konsideroj se deklarata fillestare se nuk do ta mbështesin është nëd rejtim të konfrontimit politik. Sinqerisht besoj se kjo nuk është absolutisht shenjë se nuk duan të ndihmohen familjet. Në kuptim të mospolitizimit të kësaj tragjedie në Koçan, publikisht u bëj thirrje të ulemi dhe ta shqyrtojmë ligjin dhe ta mbështesim së bashku, jemi të gatshëm edhe të modifikohet. T’u tregojmë qytetarëve, familjeve, se kriza e tillë duhet të na bashkojë dhe se duhet të punojmë së bashku ta avancojmë sistemin që tragjedi të tilla të mos ndodhin më”, theksoi Filipçe.