Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 4 gusht – SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” sot e kanë promovuar pullën postare kushtuar 20-vjetorit nga Marrëveshja e Ohrit. Tirazhi i pullës së botuar postare është 6.000, ndërsa vlera 72 denarë.

Drejtori i “Postave”, Jani Makraduli tha se Marrëveshjen e Ohrit jo vetëm që realiteti e ka parë me sy ndryshe, por definoi mënyrë të re të udhëheqjes së politikës në shtet.

“Fillimi im me parlamentarizmin lidhet me Marrëveshjen e Ohrit, kur në vitin 2001 për fat të keq tani i ndjeri Ilija Filipovski hyri në koalicionin e atëhershëm të gjerë, e pata nderin që në listën e shumicës të bëhem deputet dhe të ndjej një krenari që atëherë i takova një grupi të vogël të njerëzve që besonin se Marrëveshja e Ohrit është mundësi për perspektivën tonë, për ardhmërinë tonë evropiane, përkundër së kaluarës], e cila atëherë ishte ngarkesë. Për fat të keq, ekzistojnë disa rikthime, të cilët tani e frenojnë tërë punën. Privilegj është nga kjo perspektivë të mund të konfirmoj se kemi arritur, që nuk qëndronim në një pozitë komode, por me të vërtetë kemi ndërmarrë një detyrë, e cila sipas asnjë ankete në atë moment nuk ishte e preferuar të bëhet, por kemi ndjerë se ajo nuk është vetëm zgjidhje, e cila në atë moment do të thoshte paqe, stabilitet dhe siguri, por nga kjo perspektivë do të thotë shumë më tepër”, tha Makraduli.