Promovim të publikimit për transformim digjital drejtë e-komunave

Shkup, 8 shkurt – Në organizim të Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IDUEL) dhe Fondacionit “Fridrih Nauman” sot në Shkup do të mbahet promovimi i publikimit “Transformimi digjital drejtë e-komunave – Si praktikë për të përmbushur zbrazëtirën në mes pritshmërie të qytetarëve dhe shërbimeve të qasshme publike?”.

Siç kumtojnë organizatorët, qëllimi i ngjarjes është nxitje e debatit të gjerë publik dhe ndarjes së shembujve të suksesshme të transformimit digjital në nivel komunal, por edhe praktikave konkrete në botë.

Promovimi është në bashkëpunim me Ministrinë për vetëqeverisje lokale