Promovim i projektit “Organizatat qytetare në aksion për ndryshimet klimatike”

Shkup, 9 mars – Në Qytetin e Shkupit sot do të promovohet projekti “Organizatat qytetare në aksion për ndryshimet klimatike”, qëllimi i të cilit është të përkrah aksione lokale dhe kombëtare dhe partneritete për aksion klimatik dhe ballafaqimin me ndryshimet klimatike.

Në promovimin u paralajmërua fjalimi i ambasadores së Suedisë në Shkup, Kristin Forsgren Bengston dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Naser Nuredini, si dhe të përfaqësuesit të konzorciumit projektues.

Vlera e përgjithshme e projektit është 1,3 milionë euro dhe do të zbatohet deri në maj të vitit 2024. Në kuadër të projektit, 20 organizata do të marrin grante prej 5.000 deri 50.000 euro për realizimin e projekteve, ndërsa vlera e përgjithshme e programit për rigrantimin e organizatave është 400.000 euro.

Projekti zbatohet nga ana e konzorciumit projektues nga Eko-vetëdija në partneritet me Shoqatën e juristëve të rinj – MZPM dhe Organizatës për mbrojtjen e e vlerave natyrore dhe njerëzve – SNVP. Projekti do të zbatohet deri në maj të vitit 2024 dhe tërësisht është i përkrahur nga Agjencia ndërkombëtare suedeze për bashkpëpunim – SIDA.