Promovim i hulumtimit dhe debat për pjesëmarrje socio-politike të të rinjve
Shkup, 16 maj – Në organizim të Fondacionit uestminster për demokraci sot në hotelin “Aleksandar Pallas” do të mbahet promovim i hulumtimit për pjesëmarrje socio-politike të të rinjve,
Në ngjarje do të prezantohen gjetjet nga sondazhi i fundit me telefon për pjesëmarrje socio-politike të të rinjve, të zbatuar në mostrën reprezentatuve në dhjetor të vitit 2022. Sondazhi tregon se gjysma e të rinjve manifestojnë iniciativë për zgjidhjen e problemeve shoqërore. Një e treta e tyre mendojnë se jemi më larg hyrjes në BE në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa gjysma rrallë ose asnjëherë nuk i ndjekin ngjarjet politike në vend.
Përveç këtyre të dhënave, rezultatet nga hulumtimi i tregojnë pozitat më të reja të të rinjve në pikëpamje të pjesëmarrjes, pozitës në shoqëri, të ardhmen e vendit, institucioneve, migrimeve, pandemisë dhe tolerancës. Pas prezantimit të gjetjeve do të vijojë diskutimi me aktivistë të rinj të shquar dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

