Prokuroria ngritë aktakuzë kundër shoferit që goditi për vdekje 24 vjeçaren përballë City Mall
Shkup, 18 shkurt – Pas një hetimi të bërë, Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar aktpadi kundër një personi për vepër penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurive në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal, transmeton Zhurnal.
I akuzuari më 20 janar, si pjesmarës në komunikacion, ka ngasur veturën C4 Citroen, në bulevarin “Aradhat Partizane”.
Në momentin kur ka arritur në vendin e aksidentit, semaforët nuk kanë punuar, gjegjësisht vazhdimisht ka qenë e ndezur drita e verdhë. I akuzuari ka vepruar në kundërshtim me nenin 19 nga Ligji për Siguri në Komunikacion dhe nuk ka patur kujdes ndaj këmbësorëve.
I akuzuari ka ngasur veturën e tij me 67 kilometra në orë, që është 17,3 më tepër se sa shpejtësia e lejuar. Kështu, ai nuk ka arritur të ndalojë në kohë veturën.
I njejti ka goditur dy persona. Një prej tyre (vajzë 24 vjeçare) ka ndëruar jetë, ndërsa këmbësori tjetër ka marë lëndime trupore.
Prokurori publik vlerëson se ende ka rrezik që i njejti të ikë, kështu që propozon t’i vazhdohet masa e paraburgimit./Zhurnal.mk

