Prokuroria: Ne jemi institucioni i vetëm kompetent për hetimin ndaj Eurostandard Bankën

Shkup, 23 gusht – Konform Ligjit për procedurë penale, Prokuroria Publike është institucioni i vetëm kompetent për të dhënë urdhër dhe për të zhvilluar procedurë hetimore, njofton Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me pretendimet dhe raportin e paraqitur në konferencën e djeshme për shtyp nga disa persona, mes të cilëve edhe, siç thonë ata, një i dyshuar për falimentimin e Bankës “Eurostandard”.

“Disa nga pretendimet nga ky ‘hetim privat apo i pavarur’ janë hetuar në lëndë, rreth të cilave ka vepruar Prokuroria Publike dhe për të cilat në përputhje me dëshmitë është marrë vendim meritor i prokurorit publik”, theksojnë nga PPRMV.

Nga PPRMV po ashtu informojnë se pas disa kallëzimeve penale në lidhje me veprimtarinë e kompanisë KUBUS, disa prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe nga Prokuroria Themelore Publike Shkup kanë vepruar me qëllim të konstatimit të fakteve juridikisht relevante.

Dëshmitë e siguruara dhe ekspertiza, thuhet në komunikatë, rezulton se personat fizikë të denoncuar nuk e kanë shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe as nuk i kanë tejkaluar kufijtë e kompetencave të tyre zyrtare, me qëllimin përfundimtar të dëmtimit të personave juridikë Kubus dhe Kubus Inzhenering.

Duke pasur parasysh interesin e publikut dhe vëllimin e veprimeve të ndërmarra parahetimore, Prokuroria Publike përkujton se menjëherë pas marrjes së vendimit për këtë rast që në prill të vitit 2021, i kanë elaboruar në mënyrë transparente dhe të detajuar të gjitha faktet e vërtetuara dhe informoi se janë hedhur poshtë kallëzimet penale kundër Kubus.

Nga PPRMV gjithashtu informojnë se nëse ndonjë person ka dëshmi apo njohuri shtesë për një krim të kryer, mund ta denoncojë në Prokurorinë Publike, e cila do të veprojë sipas kompetencave të saj dhe do të bëjë kontrollet e nevojshme, duke pasur parasysh edhe atë material.

Lidhur me falimentimin e Bankës Eurostandard, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit njoftoi se është duke hetuar përgjegjësinë për falimentimin dhe pas kontrolleve që janë bërë dhe ku ka theksuar se banka nuk ka vepruar në përputhje me masat e shumta të shqiptuara nga Banka Popullore dhe raportet e pasakta në Bankën Popullore, prokurori publik kompetent ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj katër personave përgjegjës nga Banka Eurostandard, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën e shkaktimit të falimentimit të një banke nga neni 181 paragrafi 1 i Ligjit për bankat dhe veprën penale të vazhduar – Pastrim parash dhe të hyrave të tjera nga vepra penale nga neni 273 par. 6 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

Hetimi, njofton PPRMV, për këtë rast është në vazhdim e sipër dhe pas përfundimit të tij, prokuroria do të marrë vendimin përkatës të prokurorit publik.