Prokurori publik Joveski në takim me Bomgartner dhe Dibost

Shkup, 24 shkurt – Prokurori publik Lubomir Joveski sot u takua me ambasadorin francez në vend Siril Bomgartner dhe me gjykatësen për lidhje për rajonin e Evropës Juglindore, Frederika Dibost.

Në takim u bisedua për aktivitetet e Prokurorisë Publike pas fillimit të zbatimit të Ligjit të ri për prokurorinë publike, për ndryshimet e plasuara në Ligjin për procedurën penale, si dhe për zbatimin e Strategjisë për resurse njerëzore në Prokurorinë publike.

“Me këtë rast, Bomgartner dhe Dibost i kanë bërë planet për organizimin e seminareve rajonale të cilat duhet të ndihmojnë për avancimin e bashkëpunimit midis prokurorëve publikë të rajonit në fushat e konfiskimit të pronës së përfituar në mënyrë të paligjshme nga trafikimi me lëndë narkotike dhe parandalim dhe luftë kundër korrupsionit”, kumtoi Prokuroria publike.

Joveski, nga ana e tij, informoi për situatën në Prokurorinë publik dhe i përshëndeti iniciativat për këmbimin e praktikave të mira midis vendeve të rajonit dhe Francës.